“Shqipëria po plaket”, Dritan Shano: S’është gjë e re, ka humbur shpresa, pra “Opozita”. Pensionistët e Shqipërisë, nuk i votojnë më pensionistët e “opozitës”

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës.

Analisti Dritan Shano përmes një postimi në Twitter shkruan se largimi i shqiptarëve nuk është asgjë e re, pasi vendi ka humbur shpresën sipas tij “Opozitën”.

Shano shton se pensionistët e Shqipërisë nuk votojnë më pensionistët e opozitës duke iu referuar Sali Berishës i cili ka zaptuar selinë e PD edhe pse për Gjykatën e Tiranës, kryetar i Partisë Demokratike është ende Lulzim Basha.

“Dëgjoj se “Shqipëria po plaket”, “po mbeten vetëm pleqtë, pensionistët”; s’është gjë e re. https://alfapress.al/nga-dritan-shano-e-kisha-paralajmeruar-ne-shqiperi-vdekja-fiton-mbi-jetes-me-rezultatin-898-me-0/

Qeverinë e kemi, por ka humbur shpresa, pra “Opozita”, se ajo është shpresa.

Ndoshta prandaj pensionistët e Shqipërisë, nuk i votojnë më pensionistët e “opozitës”.”- shkruan Shano në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT