“S’kam respekt për Yuri Kim!”/ Paloka: PD në pushtet do të miratojë ligj anti-Soros. Kemi një sulm të dirigjuar nga…!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka duke folur në MCN Live paralajmëroi se kur demokratët të vijnë në pushtet do të ketë një ligj anti-Soros, si ai që është zotuar të bëjë kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni. Paloka u shpreh po ashtu që shoqatat e financuara nga Soros, që veprojnë kundër interesave të Shqipërisë, nuk mund të veprojnë më në vendin tonë. Po ashtu ai tha se nuk ka respekt personalisht për ambasadoren Yuri Kim, pasi sipas tij synimi i saj ka qenë për përçarja e PD-së dhe largimi i Berishës.
Duke folur për ambasadoren amerikane, Paloka tha: Të jem i sinqertë për znj. Ambasadore nuk kam asnjë lloj respekti personal, pavarësisht se për fat të keq përfaqëson SHBA. Që nga dita e parë që ka ardhur në Shqipëri, e gjithë puna e saj, e porositur apo me vullnet personal, e porositur nga ata që lobojnë, nga Soros, ka qenë kundër opozitës. Mendoj që edhe lëvizjet e fundit, takimet me deputetë të veçantë, vajtjen te Meta, janë pjesë e strategjisë së dështuar…
I pyetur nëse PD po bën “autogol” me Metën, që ndoshta synon të jetë drejtuesi i opozitës, Paloka i konsideroi këto zëra si diversione.
S’e shoh në këtë prizëm. Ata që e shohin kështu bëjnë diversion brenda opozitës. PD ka qenë dhe do mbetet partia më e madhe opozitare. Sa më shumë të rritet Partia e Lirisë dhe partitë e tjera, për ne është mirë, nuk është keq. Është thjesht një diversion banal që përdorin ata që paguan Rama nëpër media”.
Lidhur me ligjin anti-Soros që PD mund të miratojë kur të vijë në pushtet, Paloka tha:
Përditë e më shumë po krijohet edhe në Evropë një grupim që po i kundërvihet armikut kryesor të së djathtës Soros. E patë çfarë deklaroi kryeministrja e re në Itali, një nga ligjet e para do jetë kundër Sorosit. Atë që i ka bërë Italisë në 92-shin me liretën. Shkatërroi liretën. Të njëjtën gjë bëri në Britaninë e Madhe. Pas çdo akti ka një përfitim financiar. Ato idetë liberale, perverse i shërbejnë për këtë qëllim. Prandaj futet në vendet ish-komunsite, që janë më të paorganizuara, më vunerabël. Kur të vijmë në pushtet do ketë një akt ligjor, jo për hakmarrje ndaj Sorosit, por për të mbrojtur Shqipërinë. Si Meloni, ashtu do të ketë një ligj edhe nga ne për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky spekulant. Nuk është çudi që të ketë eksponentë të Soros në PD.
Ajo varet sa i dobët është njeriu, qoftë përballë presionit, qoftë përballë joshjes. Deputetët e PD i ka zgjedhur elektorati. Ata, e kam thënë unë edhe Berisha, janë pjesë e PD. Nëse nën ndikimin e Sorosit apo ambasadorëve dhe kryeministrave bëjnë një lojë tjetër, e kanë zgjedhur vet fatin e tyre. Nuk e di nëse ka qenë Basha. Tregoi që hyri në lojën e Ramës për të shkatërruar PD-në. Më mjafton fakti çfarë ndodhi, dhe rezultati i veprimeve të Bashës. Ai s’mund të jetë më për mua as pjesë e PD. Soros funksionion përmes shoqatave, ndikon përmes tyre. Ato blejnë dhe shesin influenca. Shoqatat që i shërbejnë një interesi të tillë s’mund të funksionojnë më në Shqipëri sepse punon kundër interesit të Shqipërisë”./m.j