Spartak Ngjela: PD do shpallet “non grata” nga Uashingtoni nëse e drejton Sali Berisha

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se nëse PD-në e drejton Sali Berisha, kjo parti do të shpallet non-grata nga Uashingtoni.
“Kë pranon Amerika, Alibeaj apo këtë tjetrin? Ai ka thënë po të marri Berisha PD-në, partia do të shpallet non grata nga Amerika.
Nuk e pranon Uashingtoni. Uashingtoni është mbrojtësi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ke hyrë në NATO, pas asnjë kusht, të futi Amerika”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania
Ai sqaroi më tej se ambasadorja amerikane, Yuri Kim nuk e takon kurrë Berishën dhe se PD është juridikisht nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt.