S’përmbahet Meta: Rama është legen ordiner! Erdhi në politikë si çuni i Netës, do ikë si kurbani i Metës

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin “Të paekspozuarit”, Meta e ka quajtur Ramën “legen”, duke thënë se do largohet nga politika si “kurban” i tij.
“Ai është autokrat, por unë jam Ilir Meta. Mos i jepni këtij legeni këto dimensione. Ai është legen ordiner. Ai është një legen mor burrë. Ai do qajë që të vijë ashtu, por s’vjen më.
Ai erdhi në politikë si çun i Netës, por do ikë si kurban i Metës. Erdi si çun i mamit, si çun i Netës. E donit kështu, kështu e morët përgjigjen”, deklaroi Meta.