Sulmi kibernetik / Ja logoja që u shfaq në kompjuterët e hakuar, policia: I ngjashëm me atë të 15 korrikut

Shqipëria është bërë sërish objekt i një sulmi kibernetik, ndërkohë që shënjestër këtë radhë ka qenë sistemi TIMS.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në mesnatë në sistemin e aeroportit të Rinasit, ndërsa të dhënat e para tregojnë se ka pasur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.

Ndërkohë, në kompjuterët të cilët kanë qenë funksionalë gjatë momentit të sulmit është shfaqur logoja e mëposhtme.

Sulmi kibernetik / Ja logoja që u shfaq në kompjuterët e hakuar,

Nga ana tjetër, sipas Zërit të Amerikës, policia ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut, i cili nxori nga funksioni për disa ditë me radhë e-Albanian, por dhe disa nga faqet zyrtare të institucioneve në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT