Sulmi kibernetik në Shqipëri/ Ambasada amerikane paralajmëron Iranin: Aktorët keqdashës do jenë përgjegjës…

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me sulmin kibernetik ndaj vendit tonë disa ditë më parë.

Amabasada ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, i cili  ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Në atë mesazh, deklarohet se SHBA dënon më forcë sulmin si dhe do vijojë punën për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Sulmi kibernetik në Shqipëri/ Ambasada amerikane paralajmëron

Back to top button
LAJMET E FUNDIT