Sulmi kibernetik/ Rikthehet në normalitet sistemi TIMS në Kapshticë, ja situata në pikat e tjera kufitare

Sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer në funksion pas gati 24 orësh i bllokuar, si pasojë e sulmit kibernetik që goditi vendin tonë një ditë më parë.

Nga ana tjetër, në pikën kufitare të Qafë-Thanës situate vazhdon të mbetet e njëjtë. Sistemi TIMS në këtë pikë vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij.

Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh, ndërsa probleme ka pasur në të gjitha pikat e hyrje-daljes në vendin tonë, e po ashtu dhe në aeroportin e Rinasit, ku puna është kryer m regjistër manual.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT