“U detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë”/ Deputeti i PD sfidon Ilir Metën, kërkon hapjen e dosjes së tij

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka sfiduar Ilir Metën, duke i kërkuar Autoritetit të Dosjeve për të hapur fashikullin e tij.

“Përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë. Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, për të treguar nëse kemi qenë ndonjëherë: të survejuar,  bashkëpuntor apo të favorizuar të sigurimit të shtetit. Pa asnjë kufizim!”

Ilir Meta, nuk ka kërkuar deri tani hapjen e dosjes personale të tij, veçse ka akuzuar autoritetin se i ka falsifikuar dosjen.

Autoriteti, në një njoftim zyrtar thekson se autenticiteti i dokumenteve që ky institucion zotëron as mund të vihet në diskutim./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT