Vendimi i BE për rusët, kërcënon Kremlini: Radioaktiviteti s’njeh viza apo kufij

Kremlini zyrtar ka kërcënuar vendet e Bashkimit Evropian pas vendimit të këtij të fundit një ditë më parë për të ndaluar në bllok marrëveshjen e vizave me Rusinë. Vendimi, i marrë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një shënimi në Twitter thotë se BE mund të mbyllë kufijtë për rusët, por nuk do ta bëjë dot këtë nëse ndodh diçka në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.
“BE tani është e zënë me një vendim të rëndësishëm – nëse do t’u japë apo jo viza rusëve. Por rrezatimi nuk ka nevojë për vizë për të kaluar kufijtë. Nëse diçka ndodh në Zaporizhzhia, nuk do të jetë për viza, pasaporta apo kufij”, shkruan Zakharova.
Sot, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë kanë mbërritur në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, për të kryer një inspektim të planifikuar të objektit, pavarësisht rreziqeve të këtij misioni. Lajmi u bë i ditur nga shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
“Pas mbërritjes në central, ekipi do të fillojë një vlerësim të menjëhershëm të situatës së sigurisë dhe sigurisë”, tha Grossi. Centrali është afër vijës së parë të luftës në Ukrainën juglindore dhe u pushtua nga trupat ruse në muajin mars. Të dyja palët, Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e saj.