Vendimi i Shqipërisë për sulmet kibernetike/ Zbardhet DOKUMENTI, të dhënat në një shtet tjetër

Shqipëria është gjithnjë në rrezik serioz nga hakerat, që e treguan edhe pak kohë më parë me bllokimin e më shumë se 1200 shërbimeve online, për shkak të sulmit kibernetik.

Nisur nga kjo situatë, vendi ynë nisi marrjen e masave, së pari me aderimin në protokollin e dytë të konventës për krimin kibernetik mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike të Komisionit Evropian.

Qeveria e miratoi këtë konventë dhe sipas detajimeve të tij, parashikohen disa masa. Protokolli i përpiluar në Strasburg, parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta investigative mes ekspertëve europianë dhe shqiptarë, për të lehtësuar hetimet ose procedimet penale.

Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë mbi autorë të mundshëm, çka nënkupton hetimet direkte, kjo tashmë do të përfshihet si një detyrim mes shumë vendeve. Pavarësisht rikthimit në normalitet të shërbimeve publike online, gjetja e provave elektonike për të zbuluar hakerat që sulmojnë hapësirën virtuale, është prioritet i konventës europiane, me qëllim përmbylljen e plotë të hetimeve dhe përgjigje efektive të drejtësisë penale.
Gjithashtu Komisioni Europian pritet të sigurojë të gjitha masat e duhura teknologjike, fizike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht kundër humbjes së aksesit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave.

Në momentin e parë, kur konstatohet një incident sigurie, në të cilin ekziston një rrezik, Komisioni Europian do të vlerësojë menjëherë përmasën e krimit kibernetik dhe do të ndërmarrë masat e duhura. Shqipëria mund t’i transferojë të dhënat personale një shteti apo një organizate tjetër ndërkombëtare vetëm pasi ka marrë autorizimin paraprak.

Në klauzolat e protokollit thuhet se “me qëllim ruajtjen e informacioneve konfidenciale, Shqipëria do të mund të transferojë të dhëna vetëm nëse ekziston një marrëveshje ndërkombëtare reciproke që krijon një kornizë gjithëpërfshirëse, e cila është e zbatueshme për transferimin e të dhënat personale për qëllimin e parandalimit, zbulimit, hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale, dhe që parashikon që përpunimi i të dhënave personale.

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT