Vetë e fali dhe Kushtetuesja ia rrëzoi “pazarin”/ Berisha: Rama po i shet detin Greqisë, tradhtar që s’duhet toleruar

“Shqipëria është në rrezik nga Edi Rama”. Kjo frazë ishte kryefjalë e ish-kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që po zhvillohet këtë të hënë.

Mes të tjerash ai u ndal te çështja e detit me Greqinë. Berisha tha se marrëveshja e 2009 nuk ishte e përsosur, por tani Rama po shet detin, ndërkohë që dy palët do t’i drejtohen Hagës. Sipas tij në gjykatë po shkohet për të përcaktuar 12 milje për palën tjetër.

“Edi Rama e shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty që ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe ti po ndryshon rregullta e lojës. Edi Rama e pranoi këtë dhe tha nuk ka marrëveshje. pra tha nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshjen e vitit 2009. Po shkohet për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshjes së vitit 2009. Ajo marrëveshje po shkonte në gjykatë. Dhe ky zotëri ka bërë çdo hap tani në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për të nuk ekziston gjykatë. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT