VIDEO/ Këshilltarja provon t’ia largojë gotën me verë, Vuçiç: S’jam i dehur, ka frikë se…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mesa duket e teproi me verë në panairin e quajtur “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd.

Teksa po shijonte verërat, Vuçiç u ndal për një moment para kamerave bashkë me këshilltaren e tij për mediat, Suzana Vasiljevic.

Në një video e cila është publikuar në Twitter, Vasiljevic shihet teksa ia merr gotën Vuçiçit për ta nxjerrë disi nga situata. Por, presidenti serb reagoi. “Ajo dëshiron ta provojë verën. Ka frikë se unë pi shumë. Por, është në rregull” u tha Vuçiç, gazetarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT