VIDEO/ “Mos më bëj mua si papagall”, Mziu përplast me Ndreun në Komision: Mos kalo në rolin e policit ordiner…

Me debat është zhvilluar Komisioni i Posaçëm Parlamentar, ku diskutohej për “Reformën Administrativo-Territoriale”.
Në këtë mbledhje pati një përplasje mes ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu dhe kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Gjatë fjalës së tij, Mziu i është drejtuar Ndreut duke e quajtur “papagall”, si dhe duke i thënë se ai nuk merr vesh nhga shifrat.
“Asnjë prej jush nuk foli për kompetencë dhe ekonominë, Nuk shkon e zgërdhimja. Mos kalo në rolin e policit ordiner tani. Mos më bo mu si papagalli. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ta. O shoku Pjerin…shoku polic, ku merr vesh nga shifrat t’i, je dru fare nga kjo pjesë.
Reforma territoriale e 2015 nxori në pah edhe probleme. A nuk do ishte normale që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar? Nuk e di kush është qëndrimi juaj. A nuk do të ishte normale, që shërbimi parësor të jetë kompetencë e bashkisë, apo edhe qarkullimin rrugor sidomos brenda qytetit”, tha ai.