VIDEO/ Ukrainasit hyjnë në Kherson? Breshëri armësh gjatë natës në rrugët e qytetit nën kontrollin rus

Disa video nga një përplasje me armë zjarri në rrugët e qytetit të Khersonit në Ukrainë, ka qarkulluar në rrjetet sociale ruse.

Video është realizuar në orët e vona të natës, dhe tregon disa mjete dhe trupa ushtarake duke hapur zjarr nga rruga në drejtim të godinave.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur në qytetin që ndodhet nën kontrollin rus, por prej disa ditësh ka qenë objektiv i kundërsulmit të forcave ukrainase.

Disa sugjerojnë se ukrainasit mund të kenë hyrë gjatë natës në qytet, apo se rusët janë sulmuar nga një grup “kolaboracionistësh” dhe “sabotatorësh”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT