Yuri Kim i shkoi në zyrë/ Meta zbulon për çfarë folën: Shpallja ‘non-grata’ e Berishës….

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Meta është ndalu r dhe te takimi që pati pak ditë më parë me ambasadoren amerikanë Yuri Kim, ndërsa ka zbardhur dhe një pjesë të bisedës mes tyre.

Meta tha ndër të tjera se kanë pasur një bisedë “shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”, ndërsa shtoi se kanë diskutuar dhe për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Mund t’u them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdhëniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”, tha Meta.

Nuk mund t’u flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur ka diçka për të thënë. Mund t’u them se çfarë i thashë unë zonjës Ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-ve që nuk kemi pse ta diskutojmë.

Njëkohësisht i thashë që të thotë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja.”- tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT