Yuri Kim: Rusët, kinezët dhe të tjerë janë në përpjekje të pareshtura për të ndikuar në Shqipëri madje edhe në media

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, tha këtë të enjte në emisionin “Opinion” se “rusët, kinezët dhe të tjerë janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë” në Shqipëri. Ajo shtoi se kjo gjë synohet të bëhet edhe në media. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka informacione konkrete, ambasadorja u përgjigj duke thënë “Po”.

Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Yuri Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetrë janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…

Ambasadorja Yuri Kim: Kështu mendoj.

Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?

Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?

Ambasadorja Yuri Kim: Po.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT