Zbardhjet vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi/ Autori e mbyti me litar, bashkëpunëtor dhe djali i…

Pas disa kohësh i zhdukur, biznesmeni shqiptar Xhani Topalli u gjet i vrarë në ishullin grek Rodos.
Mediat greke raportojnë se autori i krimit të rëndë është një biznesmen grek, pronar i një hoteli në ishull, i cili më herët u morr në pyetje nga autoritetet.
Në atë kohë ai deklaronte se kishte lënë një takim me 46-vjeçarin shqiptar, por takimi ishte anuluar dhe ata të dy nuk ishin takuar kurrë. Por hetuesit zbuluan se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të lokalit që kishin kapur dhe takimin e dy biznesmenëve.
Mësohet se 46-vjeçari shqiptar ishte mbytur me litar, ndërsa bashkëpunëtor në krim ishte dhe djali i biznesmenit grek, i cili e ndihmoi të transportonte trupin pas vrasjes për të humbur gjurmët.
Shkak për krimin ka qenë një borxh që greku i kishte Topallit dhe kohët e fundit ai kishte kërkuar që t’i ktheheshin paratë.