Zjarr në Karaburun, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot për shkak të terrenit

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Karaburun, pranë gjirit të Shën Andreas. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi favorizohen edhe nga era.
Bëhet me dije se ështe e vështirë që të ndërhyhet për shkak të terrenit. Zjarri vijon ende, ndërsa priten zjarrfikëset nga Vlora për të marrë në kontroll situatën.