ZYRTARE/ Rusia shpall aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Putin: Kjo është zgjedhja përfundimtare…

Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë.
“Njerëzit kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kjo është zgjedhja përfundimtare”.
Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin vota të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës – e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë.
Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.
The Russian political elite look totally pumped for the big Putin speech pic.twitter.com/loHvOsFtDb
— max seddon (@maxseddon) September 30, 2022