4 ditë para përfundimit të afatit/ Ja kush është prokurori i parë që dorëzoi kërkesën për të qenë kreu i SPAK (EMRI)

Prokurori Adnan Xholi ka depozituar ditën e sotme kandidaturën për të qenë drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Xholi është prokurori i parë që paraqet kërkesën për të qenë në krye të SPAK, teksa afati për dorëzimin përfundon për 4 ditë.
Aktualisht, Prokuroria e Posaçme drejtohet nga Arben Kraja, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.