A do fillojë normalisht viti i ri akademik? Pedagogët sërish në protestë: Nëse nuk plotësohen kërkesat…

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pedagogët janë grumbulluar ditën e sotme para Universiteti Politeknin, duke protestuar për mosplotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria.

Pedagogët, ndër të tjera kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik, në rast se këto kërkesa nuk plotësohen.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT