A do të mbajnë përgjegjësi Berisha-Meta nëse humbasin zgjedhjet? “Kjo është ndeshje e vërtetë, nuk trukohet më nga Edi Rama”

Është firmosur ditën e sotme marrëveshjea mes palëve të opozitës, nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë mes kryetarëve Berisha dhe Meta.

Në një konferencë të mbajtur për shtyp pas firmosjes së marrëveshjes, Meta dhe Berisha janë pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen pas kësaj firmosje dypalëshe.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se Basha ka qenë një rast i paprecedentë për humbje kurse hisoria ka treguar se të gjitha marrëveshjet që janë firmosur nga Berisha dhe me Berishën janë të gjitha fitore.

“Me Bashën ka patur vetëm humbje, kurse me Berishën marrëveshjet kanë qenë vetëm fitore. Realiteti dhe dëshmia me flagrante është incidenti Basha.”- tha Berisha.

Nga ana tjetër, Meta ka treguar se kjo është një lojë e vërtetë dhe ka përfunduar koha kur rezultatet trukoheshin nga Edi Rama.

“Ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Edi Rama para se të fillonte. Kjo është një ndeshje e vërtetë dhe e pakompromisë sepse është eksiztenciale.”- tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT