Akademikja shqiptare që punon për qeverinë britanike: Një ditë do kthehem në Shqipëri, s’ka vend më të bukur në botë

Vera Ndrecaj, një shqiptare e cila jeton në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar, ku edhe punon si pedagoge dhe këshilltare e qeverisë britanike për inovacionin, rrëfeu rrugëtimin e saj të jetës në Dritare TV, ku tregoi si la Shkodrën dhe punën në Estradën e Peshkopisë për të ndërtuar një jetë të re në Cardiff.
Megjithëse e realizuar dhe me një karrierë të suksesshme, pengu i saj ngelet Shqipëria, vendi për të cilin thur ëndrra e plane.
“Ne jemi shqiptarë edhe britanikë. Anjëherë nuk e kemi lënë shtetësinë shqiptare sepse Shqipëria është pjesë e jona.
Ne jemi shqiptarë. Pavarësisht se ku jetojmë apo cfarë bëjmë.
Një ditë besoj se do të kthehemi në Shqipëri. Jam shumë e sigurt që po.
Shqipëria ka të ardhme dhe është një ndër vendet më të bukura në botë.
Unë kam udhëtuar shumë dhe për mua Shqipëria është më e bukura në botë.
Jam shpresëplotë që Shqipëria do bëhet pjesë e familjes evropiane.
Shqipëria i i përket së ardhmes dhe Shqipëria i përket shqiptarëve”, u shpreh ajo.