Alfred Lela: Berisha po mbron dinjitetin e shqiptarëve, po i nxjerr frikën njerëzve

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është i mendimit se Sali Berisha ka nevojë që t’i nxjerrë frikën popullit të tij në një vend të tulatur në frikë.

Ai tha se njerëzit vijnë në takime me Berishën dhe thonë se i kanë paralajmëruar se do i heqin nga puna.

“Një biznesmen në Dibër i cili kishte ardhur nga Italia për të ndërtuar një teqe se i’a kishte lënë amanet gjyshi, më tha se e kishin kërcënuar se do e hedhin në erë, nëse ftonte Sali Berishën në inaugurim.

Mori kërcënime nga zyrtarë që i thanë se ‘do të hedhim në erë po erdhi Berisha’. A është ky vend i lirë? Biznesmeni ishte i lemerisër nga ideja.

Është një familje, e vjetër, e fisme dibrane. Dinjiteti i nëpërkëmbur i çdokujt, është dinjiteti i nëpërkëmbur i të gjithë neve.

Sali Berisha po mbron dinjitetin e vetë, por edhe të shqiptarëve, po të ulësh antenat politike”, u shpreh Lela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT