Alibeaj flet për spiunët: Tani nis faza e dytë. Ta marrin vesh të gjithë të vërtetën që mbajti peng vendin për 30 vjet!

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i grupit parlamentar, ka zhvilluar sot një takim të zgjeruar me aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të organizatave për të drejtat e njeriut, ku ka folur për miratimin e ligjit të dosjeve dhe fazën e dytë të tij.

“Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve ka mbetur pezull në shoqërinë shqiptare dhe kur ka hapësira dhe mundësi të tilla, ato duhen shfrytëzuar.

Ky lloj takimi është i nevojshëm për të bërë një sarim publik për atë se çfarë përmban ligji i hapjes së dosjeve. Dosjet e sigurimit, konsiderohen sekret shtetëro. 32 vite pas rënies së regjimit komunist, aktet dhe dokumentet e prodhuara gjatë veprimtarisë së sigurimit të shtetit janë konsideruar sekret shtetëror për të cilat askush nuk kishte dijeni.

Në 2015-tën, u miratua një ligj që jepte mundësi viktimave ndaj sigurimit të shtetit, për t’u njohur me një pjesë të këtyre dosjeve. Ndërkohë që shtetasit shqiptar nuk kishin asnjë lloj mundësie të merrnin kopje të këtyre dosjeve. Grupi parlamentar i PD, që në qershor të këtij viti, filloi menjëherë punën për përgatitjen e amendamenteve përkatëse që të jepnin mundësi për aksesin ndaj dosjeve të sigurimit të shtetit. Amendamenti i parë, i referohet faktit që dosjet e sigurimit të shtetit, të mos jenë më sekret.

Të mos jenë më të kyçura nëpër bodrume të errëta. Thënë ndryshe koncepti i deklasifikimit, që të mos jenë më sekret shtetëror. Çdokush tjetër ka të drejtë të paraqesë një kërkesë depozituar tek autoriteti i hapjes së dosjeve dhe të kërkojë informacion dhe kopje të dokumentave të dosjeve të sigurimit të shtetit”, tha ai.

Për Alibeajn, pa njohur të shkuarën nuk mund të ndërtojmë të ardhmen dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet që sot jemi ende në tranzicion dhe të çoroditur.

“Vetëm nëpërmjet këtij procesi mund të krijohet një atmosferë e paqes sociale. Në fakt siç unë e kam thënë disa herë, e vërteta të bën të lirë. Dhe kjo e vërtetë nuk duhet të keqpërdoret. Është e rëndësishme edhe se si është miratuar. Ligji në fjalë është një ligj i thjeshtë, të cilin PS mund ta votonte edhe pa nevojën tonë. Vetëm me votat e deputetëve të PD-së që kanë votuar amendamentin, kanë një falenderim personal sepse është një akti patriotik, më i rëndësishmi në karrierën e tyre. E mbështetëm amendamentin me ato numra që kishim. Dhe unë nuk kam kompleks për të thënë që “PO. Ne ja arritëm”.

Pas 31 vitesh mund të thuhej që kjo është një çështje e kaluar në kohë. Por jo, kjo nuk është e kaluar në kohë, pasi është një ndër çështjet më të diskutuara. Kjo është një gjë që mund të jetë në nivelet e simbolizmit të vetë. Ne nuk u mjaftuam vetëm me dy amendamente për hapjen e dosjeve, por kemi paraqitur një paketë të plotë për dekomunistizimin. Kemi përmendur që burgu i Spaçit dhe Kampi i Tepelenës të shndërrohen në muze. Tashmë është edhe ligji për lustracionin. Një gjë është të hapësh dosjet. Gjtihashtu një gjë tjetër është t’i japësh zgjidhje pikëpyetjes së madhe, po me persekutorët çfarë duhet të ndodhë. Sa legjitimitet publik ka kur njerëz kanë qenë persecutor dikur të jenë sot në postet më të larta politike dhe sidomos në administratën shtetërore. Ata nuk duhet të jenë më në administratë, pra njerëz që kanë qenë anëtarë t ëish-sigurimit të shtetit.

Ligji i lustracionit kërkon shumicë të cilësuar, pra kërkon votën e deputetëve të tjerë. Kam dashur se këto iniciativa të mos bien asnjëherë në kurthin e vogël të debatit politik të ditës. Janë çështje publike që i përkasin shoqërisë. Duhet të kujtojmë të shkarën, çfarë ka ndodhur. Të njohim vetëveten, të kuptojmë ç’ka qenë e drejtë dhe e gabuar. Shoqëria shqiptare do të duhet të rikthehet në disa vlera reale se ç’është dhimbja, ç’është shteti i së drejtës, prandaj memi në tranzicion dhe të çoroditur. A jemi në një part që duhet të përqafojë vlerat e Perëndimit? Të qartë në idetë tona. Qoftë edhe programatiko politike. Nuk u’a them dot nëse do t’i arrijmë apo jo. Kemi bërë një gjysëm hapi të vogël. Presim që të miratohen edhe amendamentet e tjera”, është shprehur Alibeaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT