Alimehmeti “thyen” heshtjen: Basha më kërkoi të isha aktiv në zgjedhjet e 25 prillit, refuzova sepse…

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme për zërat që janë përhapur në media lidhur me përfshirjen e tij në politik.
Ai është shprehur se ka refuzuar një ftesë të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit. Ndër të tjera në fjalën e tij Alimehmeti u shpreh se kjo erdhi pasi vendi ishte në pandemi dhe ishte i përkushtuar aty.
I ftuar në emisonin “Të Paekspozuerit” mjeku Alimehmeti u shpreh se e ka mbështetur ish-kryedemokratin në atë kohë por nuk ka qenë aktiv. Riaktivizmi i tij ka ardhur në prill 2022.
Ilir Alimehmeti: Basha më kërkoi që të isha aktiv në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk e pranova ofertën në atë kohë për shkak të pandemisë. Vendi ishte në gjendje të rëndë. Publikisht kam dalë dhe e kam mbështettur dhe më pas riaktivizit ka qenë në prill të 2022. Ka pasur një arsye e diktuar shumë qartë e diktuar nga ajo periudhë.