Ambasadorët e SHBA dhe BE mbi një orë takim me deputetët e Alibeajt/ Çfarë diskutuan pas dyerve të mbyllura

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ata të Bashkimit Europian kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit, me përfaqësuesit e grupit parlamentar të Enkelejd Alibeajt.

Në takimin që zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, ishin të pranishëm ambasadorë të SHBA-ve, BE-së, OSBE-së, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe. Nga ana tjetër, nga rradhët e demokratëve, në takim morën pjesë Enkelejd Alibeaj. Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinant Xhaferri dhe Gazment Bardhi.

Thelbi i diskutimeve ka qenë reforma territoriale, teksa më herët ditën e sotme, disa deputetë të PD dorëzuan në Kuvend një projektligj me propozimin e tyre për 94 bashki nga 61 që janë aktualisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT