Artan Fuga, thirrje Edi Ramës: Kthehu në Shqipëri se le nam, nuk kemi këllqe ne për politikë të madhe

Filozofi më i famshëm shqiptar, Artan Fuga, ka një apel për kryeministrin Edi Rama.
“Se përse politika e jashtme e Shqipërisë lodhet duke na e çuar kryetarin e qeverisë deri në Arabinë Saudite, nuk e kuptoj!
Madje edhe deri në Izrael më duket larg!
Nuk ka këllqe Shqipëria të bëjë politikë globale! Kot tani!
Burrat e mënçur të Shqipërisë Samiu, Fishta, Naimi, etj., nuk ishin fare krenarë, përkundrazi, që shqiptarë kishin pasur pretendime edhe për të qenë vezirë në Turqi.
Shihni mo Shqipërinë – kanë lënë amanet! Mos qeverisni vende dhe popuj të largët, a merreni me fatet e tyre! Se harroni Shqipërinë! Nuk fiton gjë Shqipëria nga kjo, thoshin ata! Mirë a keq ky është amaneti!
Cfarë duam ne që hapemi si vaji në lakra në të gjithë botën!
U ngatërrohemi kot nëpër këmbë edhe fuqive të mëdha!
Pse nuk mbajmë peshën e fuqisë sonë që nuk mund të shkojë përtej disa dhjetra kilometrave larg kufirit, hajde deri në Itali!
Si qytetar mendoj se politika e jashtme jona duhet të qetësohet! Aq sa na mbajnë këllqet, duke shtrirë jorganin sa kemi këmbët, jo më shumë!
Si Litejshtejni, Sllovenia, Monte – Karlo, hajde sa Bosnja, më shumë ngremë kot gurë që na bien në kokë!
Qetësohuni more evlatë qetësohuni”, shkruan ai.