“BE duhet të na kthejë investimet”/ Rama: Diploma e mjekut nuk do jepet sapo të mbaroni shkollën

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme dhe për fenomenin e largimit të studentëve të diplomuar të mjekësisë drejt Gjermanisë.
Rama është shprehur se ky largim nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm, duke theksuar se financimi duhet bërë aty ku shoqëria merr më shumë. Ai tha se diploma e mjekut nuk do ta jepet sa të mbarohet shkolla, e po ashtu kërkoi nga Bashkimi Europian që të kthejë investimin, që sipas Ramës Shqipëria bën.
“Nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermani. Paguajmë ne i bëjmë gati dhe i merr gjermani. Nuk mund të vazhdojë kështu. Ne nuk kemi mungesë për mjekë, por Italia sot ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Nuk do presim të shkojmë në atë stad. Diplomën e mjekut nuk do ta japin sa të mbarosh shkollën, do ti kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj mund të shkosh ku të duash.
Do të kërkojmë të na e kthejnë investimin. Duan ti marrin në Gjermani, ti marrin, por duhet të na e kthejnë investimin,. Nuk mund të BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka. S’mund të vijojë mediokriteti për të mbajtur ca njerëz me rroga në punë. Lëvizni, bëhuni pjesë e mesatares së lartë dhe bëhuni diçka tjetër”, tha ai.