Berisha: Akuzat e Britanisë si të miat, do skuqnin çdo njeri të civilizuar

Gjesti i kryeministrit Edi Rama “mbyllja e syve me duar”  ndaj homologut të tij Albin Kurti pak ditë më parë, u bë viral në rrjetet sociale.

Kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur gjestin e kryeministrit Rama si “karagjozllëk i një adoleshenti”, ndërsa për Albin Kurtin tha se tregoi shtetari duke i mbyllur hapësirën Ramës.

Sipas Berishës me atë veprim që Rama bëri çdo kush do të turpërohej.

Karagjozllëk i një adoleshenti! Interesant është se gjesti filmohet. Ai ka një rënie të madhe në figurën e tij!

Çfarë jep ai moment për një politikan dhe shtetar? Jep një gjest karagjozi. Çdo njeri turpërohet nga një gjest i tillë. Nuk janë takimet për gjeste të tilla! Është një gjest vulgar.

Kurti tregoi shtetari! E vërteta është që Kurti e rrënoi Ramën. I mbylli hapësirën! Rama në mënyrën më të pamatur mendoi se me Kosovën do bëhet i rëndësishëm. E vërteta është që ai u bë një mentor për projektet që ekzistojnë mes Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë mënyrë  gabimi më i madh që mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar është të kërkoi ndihmën e Shqipërisë.

Shqipëria në raportin Prishtinë Beograd, vetëm mund të prishë punë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT