Berisha e akuzon se ka marrë fonde nga Rusia/ Por ja ku gjendet ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha (FOTO)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën kështu pretendohet në disa foto, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në foto shihet Basha me presidenten e BERZH-it Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Washington DC.

Kjo vizitë e tij vjen një ditë pas deklaratave të Berishës, i cili tha se Lulzim Basha duhet të sqarojë para demokratëve nëse ka pranuar apo jo para me burime ruse në Partinë Demokratike. Sipas Berishës, nëse Basha shkonte në SHBA, ai mund të arrestohej nga autoritetet amerikane.

“Zoti Basha  është i akuzuar për një aferë që tani duhet ta sqarojë. Ai ka deklaruar mbrapa që kurrë nuk është e vërtetë, por kjo nuk i merret parasysh nëse nuk tregon dhe nuk fakton se paratë i ka marrë nga X person që s’ka asnjë lidhje nga burimet ruse”, tha ai.

Në korridoret e politikës është lakuar fakti se Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA për shkak të lobimeve, por publikimi i fotove duket se hedh poshtë këto pretendime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT