Besnik Hasi ose De Biazi, dalin emrat e parë për pasuesin e Rejës në Kombëtaren shqiptare

Pas barazimit me Islandën, Edi Reja shihet si i larguar nga stoli i kombëtares dhe aktualisht kanë filluar spekulimet për emrat e kandidatëve për stolin e Shqipërisë, që pritet të zëvendësojnë italianin.

Një opsion real është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë post. Një ish-kapiten kuqezi që aktualisht është pa ekip dhe më parë ka drejtuar skuadra si Anderleht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës.

Një tjetër alternativë që spekulohet, është mundësia e rikthimit të Xhani de Biazit, trajnerit të suksesshëm që arriti të kualifikohej me Shqipërinë në “EURO 2016”.

Edhe pse ai është trajner i Azerbajxhanit, me ofertën e duhur mund të shohim edhe një rikthim të bujshëm. Mbetet të shihet cili do jetë i zgjedhuri nga këta të dy, apo do kemi një emër tjetër në krye të kombëtares.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT