Çështja e Martinajt/ Zagani: Po të zbardhet e gjithë ngjarja, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg

Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion kontrolli në Shijak për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili është zhdukur  në mënyrë të mistershme prej disa kohësh.

Familjarët denoncuan zhdukjen e Martinajt në datë 9 gusht teksa ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Ai është shfaqur për herë të fundit në kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit pak ditë para zhdukjes. Në kamerat e sigurisë, Martinaj duket në shoqërinë e një vajze të njohur të showbizz-it dhe shoferit të tij që sot qëndron pas hekurave.

Emri i Martinajt është bërë shpesh temë diskutimi dhe akuzash apo kundërakuzash mes opozitës dhe maxhorancës.

Ndërkohë aksioni i Forcave RENEA u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Në një lidhje “Skype” ishte Dritan Zagani, ish-komisar policie.

Sipas Zaganit, përderisa policia është katandisur kështu, ku nuk operohet për fazën parandaluese apo gjetjen e autorëve, normal që do jetë një polici e shitur.

Çështja e Ervis Martinajt/ Zagani: Po të zbardhet e gjithë

“Përderisa kemi këtë shtet, policia është pasqyrë e këtij shteti. Përderisa kemi një ministër që thotë krimi sjell zhvillim, çfarë presim nga policia. Policia jo thjesht është e vonuar, por mund të përdoret edhe për propagandë për të kamufluar një tjetër gjë. Pse Martinaj ishte gjithmonë në komandë të lëvizjes së policisë? Komandonte shtetin me shumat marramendëse. Atë e ka marrë në qafë egoja e tij. Sa më thellë policia të shkojë, aq më shumë kupton se në çfarë llumi ka rënë.

Po të zbardhet e gjithë ngjarja, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg, gjithë shqiptarët janë të sigurt, por mua mu dha mundësia ta them publikisht”, tha Zagani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT