Çfarë ndodhi?! Nga punonjës te doganierë, “furtunë” arrestimesh në Kapshticë

Punonjës policie, doganierë dhe disa shtetas grekë janë arrestuar në doganën greke të Krystallopigjisë (Kapshticë), pas një vëzhgimi disaditor, nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë së Greqisë së Veriut.
Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës dhe sipas informacioneve janë sekuestruar para dhe pasaporta false. Policia e Punëve të Brendshme ka marrë një denoncim dhe prej andej ka nisur hetimi, në kuadër të të cilit janë monitoruar telefonat e të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar biseda inkriminuese.
Flitet për 14 arrestime që u kryen me akuzën për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, falsifikimeve dhe veprave të tjera penale.
Në këtë moment po kryhen kontrolle në disa shtëpi në qytetin e Follorinës për mbledhjen e provave shtesë.Lajmin e ka transmetuar ekskluzivisht televizioni publik ERT.