Cila është arsyeja? Presidenti thërret në takim krerët e grupeve parlamentare, u takua dhe me Oerd Bylykbashin

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare, në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Ky takim do të fokusohet tek data e zgjedhjeve lokale, ndërkohë Begaj është takuar paraditen e sotme me nënkryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashin.
Me shumë gjasa data e zgjedhjeve do të jetë mes periudhave 15 prill dhe 15 maj, ndërkohë mësohet se data më e mundshme është 14 maji.