“Do përdorim të gjithë format e mosbindjes civile”/ Berisha tregon detaje nga protestat: Nuk përjashtohet që…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje në lidhje me protestat që pritet të organizojë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se këto protesta do të jenë mosbindje civile, për t’i dhënë një mësim regjimit të Ramës.

“Skenari i opozitës nuk përjashton asgjë nga mosbindja civile, të gjitha format e mosbindjes civile mund dhe do të jenë të pranishme. Se cila do të jetë kronologjia e tyre kjo mbetet për tu parë, për tu studiuar.

Do nisë një protestë që kërkojmë ti japim mësimet e duhura regjimit monopartiak të Edi Ramës”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT