Dyshohet se janë personat e fundit që takuan Ervis Martinajt, Prokuroria kërkesë urgjente, merren në pyetje kushërinjë Avdylaj

Astrit dhe Jasim Avdylaj dy kushërinjë që ndodhen në masën e arrestit të shtëpisë, për një nga fraksionet e dosjen “339” (laboratorin e Hasit), janë marrë së fundmi në pyetje në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se marrja në pyetje është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës, ndërsa agjentët kanë mbërritur në Durrës ku edhe banojnë.
Ndërkohë mësohet gjithashtu se në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm.
Martinaj dyshohet të ketë patur një nga takimet e fundit para se të humbiste çdo gjurmë tek vëllezërit Avdylaj, ndërsa organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.