E FUNDIT/ ERE merr vendimin: Ja çfarë do të ndodhë me fashën 800 kwh

Enti Rregullator i Energjisë mori sot vendimin për shtyrjen e fashës 800 kë/h në nëntor.
Më herët ERE kishte parashikuar që duke filluar nga 1 tetori, në kushtet ku një familje shpenzonte më shumë se fasha 800këh në muaj, një kilovat do të llogaritej me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.
Teksa ERE kishte marrë vendimin që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, kryeministri Edi Rama u tërhoq.
Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synonte që të mblidhte 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritej të kishin një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.