Edhe Berisha në “Tik-Tok”, Ish-kryeministri: Ishte ide e imja sepse…

Teksa Tik-Tok po bëhet gjithmonë e më shumë i famshëm në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve, duket se dhe grupmoshat e tjera po e përdorin.
Manisë për një adresë në këtë rrjet social duket se nuk i ka shpëtuar as ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ditën e sotme ka zhvilluar dhe një komunikim me ndjekësit e tij në këtë hapësirë vituale.
“Tik Tok është sot më i preferuar në mediat sociale i moshës afro adoleshencës. Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën komunikimi me ta është i rëndësishëm.
Nuk synoj komunikim politik por si një pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare. Ka qenë ide e imja e shtyrë në realizim për shkaqe të ndryshme.”- ka thënë ish-kryeministri teksa shpjegonte arsyet e marrjes së këtij vendimi.