“Edhe nga Kukësi edhe gangster”/ Denoncimi “bombë” i mikut të Lear Kurtit: Efektivja më ofendoi, iu thash se…

Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmitari i ngjarjes së rëndë, ku Lear Kurti, humbi jetën në duart e policisë së shtetit pak ditë më parë.

Miku i Learit tregon në një deklaratë për mediat të gjithë kronologjinë e ngjarjes, ndërsa rrëfen se i ka parë policët teksa dhunojnë shokun e tij. Mes të tjerash miku i Learit njëherazi edhe dëshmitar i ngjarjes tregon se 32-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në komisariat. Ai rrëfen se ka kërkuar që të ndihmojë mikun e tij por policët nuk e kanë lënë.

Ndërkohë gjatë rrëfimit të tij i riu, mik i të ndjerit, tregon sjelljen jo korrekte të policisë. Ai është ankuar për dy nga efektivët e policisë. Sipas tij një polic i ri në moshë i kishte bërë rolin e “gangsterit” duke i thënë se ai se njihte mirë se kush ishte. Ndërkohë për një efektive policie ai shprehet se e ka ofenduar duke i thënë “je edhe nga Kukësi edhe gangster”.

“Pash që ishin 3-4 patrulla. Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti, për ABC.

Ngjarja e rëndë e së enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vjeçari Lear Kurti gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në duart e policisë së shtetit. Menjëherë pas ngjarjes kishte një pafundësi alibish, që çuan në përplasje deklaratash mes institucioneve, konkretisht mes AMP dhe spitalit të Traumës. AMP pretendonte se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, por “Trauma” theksonte se tek ata i riu ka mbërritur pas asnjë shenjë jete.

Edhe vetë policia ishte konfuze në deklaratat e publikuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Fillimisht, u tha se viktima kishte gëlltitur një dozë me kokainë, ndërsa më pas tha se ishin dy doza.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetët atë natë? AbcNews ka marrë versionin e dëshmitarit okular në këtë ngjarje të rëndë.

“Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur.” thotë miku i Lear Kurtit.

Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarje të rëndë, pasi ai ishte me viktimën deri në çastet e fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai tregon atë që përjetoi minutë pas minute.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto. Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” shtoi shoku i viktimës.

Duke rrëfyer momentet e fundit që ishte gjallë Lear Kurti, miku i tij që pa gjithçka tregon fjalë e fundit:

“Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë.”

“Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. Shoku i vetë u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky ?”. Ça ju dhimbset ?” “Shoqërojeni dhe këtë”” tregon dëshmitari.

Ndërkohë miku i Learit thotë se një efektive policie e kishte ofenduar për shkak të origjinës.

“Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster”. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi.” tha i riu.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT