EMRI/ Kush është ish-komando i kapur me drogë në Turqi, i arrestuar për grabitjen e një biznesmeni para…

Kujtim Çeliku, shqiptari tjetër i arrestuar bashkë me efektivin e policisë rrugore të Tiranës pasi u kapën në drogë në Turqi ka qenë më herët komando në Forcat Speciale në vendin tonë.
Çeliku rezulton i arrestuar më parë edhe për vjedhje. Në pranga bashkë me Çelikun dhe Florenc Bicerrin ka rënë edhe një shqiptar i tretë i identifikuar si Adrian Qirici.
Çeliku rezulton i arrestuar në shtator të vitit 2011 pasi akuzohej për një grabitje ndaj një biznesmeni në Durrës. Ai dyshohej se kishte vjedhur një çantë me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.
Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.
Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan.
Në FOTO, Florenc Bicerri