Ende pa një datë për protestat e “fuqishme”, Berisha: Domosdoshmëri absolute, do ‘derdhemi’ shesheve

Sali Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme që do të nisin nga Tirana. Nga mbledhja e kryesisë së PD, kryedemokrati u shpreh se qeveria ka kaluar vijën e kuqe në raport me qytetarët të cilët kërkojnë nga PD t’i mbledhë në protesta të fuqishme.

“Ne jemi sot në një situatë kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm, në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha ka thënë se i mirëkupton qytetarët që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave.

“Unë kuptoj e mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave, që mezi presin të fillojnë protesta, që shohin protestën si një domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standart, ndaj një qeverie e cila me aktet e veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët”, është shprehur Berisha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT