“Është një kohë e vështirë”/ Ish ministrja e Financave zbulon përgatitjet e PS për zgjedhjet: Ka nevojë për punë

Ish-ministrja e financave Anila Denaj ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, ku ka folur në lidhje me përgatitjen e Partisë socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ajo deklaroi se tashmë PS ka nisur punën duke diskutuar dhe kandidatët e mundshëm, ndërsa u shpreh se kjo periudhë zgjedhore do jetë e vështirë për shkak dhe të krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
“Ne kemi hyrë në diskutime, ku kemi nxjerrë 500 kandidatë për 6 bashkitë. Ne po ndërtojmë strukturat në të gjitha zonat elektorale. Nuk po flasim thjesht, por po krijojmë një qendër në zonat tona kur selia është e hapur jo vetëm për anëtarët, por dhe për ata që duhet të anëtarësohen dhe simpatizantët. Duke qenë se kemi filluar punë, domethënë që ka nevojë për punë. Kjo është një kohë e vështirë dhe është e rëndësishme komunikimi me njerëzit.

Po e shohim se në kohë krize, në vendet e tjera partitë që po fitojnë janë të ekstremit të djathtë. Situatat e vështira, ekonomia, energjia etj, e bëjnë votën të jetë emocionale. Por jo si ajo që ne kemi pasur që unë jam blu, u në rozë, por zona gri që përbën 20%. Do jetë periudhë e vështirë, për gjithë Evropën.”- deklaroi Denaj./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT