“Është vrarë kot”/ Artan hoxha zbulon detaje nga atentati që i mori jetën Klisman Preçit: U krye nga 6 persona

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga atentati që i mori jetën Klisman Preçit më 22 korrik, në Milot.

Hoxha ka treguar se Preçi u vra aksidentalisht, ndërsa shënjestër ishte Ylli Ibrahimi i cili mbeti i plagosur. Ai tregoi se atentati u realizua nga 6 persona, ndërsa më herët ata kanë kontrolluar dhe trafikun, të maskuar me uniforma policie, raporton Abcnews.

“Ai djali s’ka asnjë lidhje, ka dalë për të pirë një kafe, ka dalë Ylli Ibrahiami i ka thënë hajde më ço pak në shtëpi se kam pirë në momentin që e ka çuar ka qenë në një vendngjarje. Në një vend të mbyllur kishin qëlluar 3 kallashnikov, kishin ndërruar edhe karikatorët. Viktima është vrarë pasi ka hapur derën e blindit. Mjeti është i një shtetasi të Shkupit. Kur është hapur zjarr kanë qenë dy armë në krah, predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit, për fat të mirë fëmijët e motrës që rrinin aty nuk ishin atë ditë. Shenjat e plumbave ishin akoma aty. Babai më tha se i kishte kërkuar që mos ta parkonte më blindin aty.

Sipas informacionit që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, atentati ishte realizuar nga 6 persona. Dy nga ata kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullimin, nuk lejonin makinat të futeshin që të mbanin rrugën hapur, me jelekë. Njëri nga ata, më i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën e makinës hapur. Tre të tjerët ishin të veshur me uniforma të forcave speciale dhe me gjoksore ku mbahen mjetet taktike.

Kjo ngjarje ka ndodhur 5 ditë mbas masakrës së 17 korrikut mbi urën e Fushë Krujës. Ajo parrulla e famshme që thotë kryeministri “kokat hëngshin” ka marrë dy njerëz të pafajshëm.

Sigurisht që ka pasur një informacion për lëvizjet e mjetit të Ylli Ibrahimit. Ata kanë qëlluar fillimisht shoferin, që ka qenë ky i pafajshmi që kishte bërë teshat gati për të ikur në Angli. Shtegu që kanë zbritur pranë banesës së Klisman Preçit, nuk e dinin 80% e banorëve.

Ata persona aty kanë komunikuar me njëri-tjetrin, babai e Klsimanit kishte shkuar për të ndihmuar Ylli Ibrahimin, se dinte që i biri ishte aty. Autorët kishin pasur një pajisje që kishte bllokuar kamerat dhe Yllli Ibrahimi i kishte kamerat në celularin ne vetë por ngaqë kishte pirë se kishte kuptuar.

Një ngjarje e tillë si mund t’ia lësh një prokurori në Kurbin. Pas kësaj ndodhi ngjarja e 9 gushtit.

Ata kanë komunikuar, jo me radio, me këto pajisje të tjera. Asnjë gjë nuk ishte bërë për këtë gjë dhe prandaj ngjarjet ndodhën zinxhir. Familjarët e kishin humbur besimin, informacionin që kishin nuk ia çonin më as policisë.”- tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT