Fjalimi i Ramës që “tronditi” KiE/ Zeka: Po bën punën e Kurtit dhe Osmanit, faleminderit

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ditën e sotme lidhur me fjalimit e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës
Në një postim në rrjetin social “Facebook” zyrtar, gazetari shkruan se Rama po bën punën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
“Ti po e bene punën e Albinit, dhe Vjosës”, shkruan gazetari Zeka në Facebook.
Kujtojmë se një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë.
Ndër të tjera në fjalën e tij Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, është pritur pozitivisht në Kosovë! Reagimi i parë ka ardhur nga ish-presidenti Avdullah Hoti, i cili tha se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Daut Haradinaj nga AAK e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjeherë më parë. Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës. Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur.