Fjalimi në KiE, Rama: Fakti që s’erdhën në darkë, tregon që s’iu erdhi mirë! Turpin o ta mbajnë o ta lënë

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra foli për fjalimin e tij në KiE në Strasburg.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se fakti që refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria, tregonte faqe qartë që nuk iu ka ardhur mirë nga ai fjalim.

Rama theksoi se çështjen e raportit të Dick Marty nuk do e lërë me aq.

“Unë nuk iu ndahem atyre deri në fund, nuk e di a do e arrijmë atë që duhet. Për mua ishte si nota në provim, kur tha që nuk vijnë në darkë, po të vinin në darkë dhe ta kalonin bukur, tregon që nuk i bënte përshtypje, ai ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT