FOTOT/ Nga energjia tek mbrojtja kibernetike, Rama zbardh takimin me presidentin e Emirateve të Bashkuara

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Teksa ka publikuar foto nga vizita në Abu Dabi, Rama shkruan se në fokus të diskutimeve ka qenë ecuria e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike
“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama.