Gjekmarkaj nuk kursen as Bashën: Kthehu bëj punën si deputet, po mungon prej muajsh

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është treguar kritik ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit nuk po e bën detyrën si deputet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjekmarkaj tha se gabimi i fundit i Bashës ishte se hyri në një betejë politike me Sali Berishën dhe se nuk i shkoi deri në fund.

“Lulzim Basha duhet të rikthehet në PD të bëjë punën e tij si deputet i opozitës sepse po mungon prej shumë muajsh.

Unë kam respekt për Bashën, çdo gjë shkarkohet te ai. Duket se është e keqja absolute por nuk është kështu.

Basha ka mjaft gabime politike për të cilat po i paguan. Ndoshta gabimi i tij i fundit është që hyri në një betejë politike dhe nuk ishte i zoti ta bëjë betejën e vet, ndenji mbyllur në zyra.

Sot nuk mund të diskutohet për lidership të Lulzim Bashës. Nuk shoh asnjë të ardhme politike të Bashës si lidership.  Basha është totalisht i diferencuar, në parlament vjen shumë rrallë”- tha Gjekmarkaj./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT