Gjimnazistët shqiptarë në NASA, fituesit rrëfehen ekskluzivisht: Patëm 3 ditë kohë

Gjimnazistët shqiptarë të shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, nga Çairi i Maqedonisë së Veriut do të shkojnë në NASA pasi kanë krijuar aplikacionin më të mirë nacional “Moonquakes”.
Nxënësit: Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, janë një ndër fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge dhe pikërisht i gjithë grupi ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News.
Të emocionuar dhe gjithë entuziasëm ata rrëfejnë ekskluzivisht të gjitha detajet e projektit si nisi gjithçka dhe për çfarë përdoret aplikacioni.
Mësuesi i tyre, Nagavci shprehet se kishin vetëm 3 ditë kohë për të gjetur idenë dhe pë ta realizuar dhe ai bashkë me grupin ia dolën mbanë. Ndërkaq të rinjtë rrëfejnë një tjetër premtim nga NASA, se do të shkojnë edhe në Canady Space Center, ku do të shikojnë hedhjen e një rakete.