Gjykata e nxori nga burgu, SPAK del kundër lirimit të ish-deputetit të PS: Do të ankimojmë…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se ka qenë kundër lirimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
Mësohet se SPAK ka theksuar se nuk ekzistojnë kushtet për të liruar ish-deputetin e PS.
“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në reagimin e SPAK për News 24.